Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Fonseca: Kurrë më si në derbi, duhet të ndryshojmë sjellje

Humbja me rezultatin e pastër 3-0 në derbin kryeqytetas ndaj Lazios, “djeg” jo pak te verdhekuqtë e Romës, të cilët do të rikthehen sërish nesër në fushë për t’u përballur me Spezian, me synimin për të prerë një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.

Trajneri portugez i Romës, Paulo Fonseca doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku pranoi zhgënjimin e shkaktuar nga humbja në derbi dhe kërkoi nga të tijtë që të ndryshojnë sjellje e të mos përsëritin më gabime si ndaj Lazios.

“Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen në derbi dhe na vjen keq për tifozërinë verdhekuqe, që nuk e meriton një paraqitje të atillë. Të shkuarën nuk e ndryshojmë dot, por mund të mësojmë prej saj, në mënyrë që të mos tolerojmë më sjellje si ajo ndaj Lazios. Duhet të kthejmë faqe menjëherë”, tha Fonseca.

FItuesi i çiftit Roma-Spezia do të përballet me Napolin në çerekfinale, ndërsa trajneri i verdhekuqve refuzoi të flasë për Kupën si objektiv të klubit dhe tha se synimi është fitorja në ndeshjen e radhës, ndaj një kundërshtari shumë të organizuar.

“Spezia është një kundërshtar shumë i organizuar, ndaj duhet të bëjmë maksimumin për të fituar nesër. Nuk mund të them nëse Kupa është një objektiv apo jo, por me siguri që nesër duam të fitojmë”, tha tekniku verdhekiq

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...