Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fonseca: Milani im dominues dhe agresiv, Ibra më tregoi vendin e trofeve të rinj

Dita e Paulo Fonsecas te Milani. 51-vjeçari i lindur në Mozambik, u prezantua si trajneri i ri i klubit kuqezi, teksa me fjalët e tij të para ngjall optimizëm për tifozët e shumtë të “Djallit”.

Dua të falënderoj klubin për besimin që pati tek unë dhe te puna ime. Jam shumë i motivuar, i emocionuar dhe besimplotë se mund të bëj një punë të mirë. E di që vij në një klub që do të fitojë.

Isha në muze, pashë historinë e Milanit dhe me duhet të them që kam shumë ambicie për t’u bërë pjesë e kësaj historie. Zlatan (Ibrahimovic) më tregoi dhe hapësirën për trofetë e rinj.

Jam gati për të filluar këtë aventurë, mezi po pres. Jam i vetëdijshëm se është një përgjegjësi e madhe, por edhe një nder i madh. Milani është një klub universal. Kam shumë besim se do ta bëj të fitojë.

Duam të jemi një skuadër dominuese, kurajoze dhe agresive, që nuk i lë kundërshtarët të luajnë dhe që i bën krenarë tifozët“.

Lexo edhe: 

Trajneri i ri i Milanit u ndal edhe te nevoja e një qendërsulmuesi, me klubin që prej kohësh kërkon profilin ideal për zëvendësuesin e Giroud.

E dimë që na duhet një sulmues. Po kërkojmë atë me karakteristikat e duhura. Sulmuesi ynë i ri duhet të jetë i fortë në 30 metrat e fundit. I kemi idetë e qarta, e dimë se çfarë lojtari duam dhe presim ta kemi këtu së shpejti.

Jam këtu edhe sepse besoj shumë te lojtarët që kemi. Besoj shumë te kjo organikë. Sigurisht që kemi nevojë për ndonjë lojtar, pasi ka disa pozicione ku mund të përmirësohemi“.

Fonseca foli edhe për përgjegjësitë që sjell objektivi titull, si dhe në lidhje me reduktimin e distancës me Interit që ka fituar derbet e fundit.

Të gjithë trajnerët që vijnë këtu e bëjnë për të fituar, unë nuk jam ndryshe. E marr këtë përgjegjësi pa problem. Në lidhje me Interin mund të them se premtoj që do të luftoj në çdo ndeshje për të fituar. Dhe ndaj Interit nuk do të jetë ndryshe.

Ata janë të fortë, por ne duhet të luajmë me kurajo, pa patur frikë nga asgjë dhe me ambicien për të fituar gjithmonë“, theksoi timonieri i ri i kuqezinjve.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...