Roma po bën mjaft mirë në këto javë të para të kampionatit, pasi ia ka dalë të grumbullojë 17 pikë dhe të pozicionohet në vendin e tretë të renditjes, ndërsa drejtuesit e rinj të klubit duken shumë të kënaqur me punën e trajnerit Paulo Fonseca.
Portugezi ka kontratë deri në verën e 2022-shit me klubin kryeqytetas, ndërsa siç raportojnë mediat italiane, i është premtuar zgjatja edhe për dy sezone të tjera, nëse Roma do t’ia dalë të sigurojë një vend në zonën Champions.
Pikërisht për këtë arsye, së fundi Fonseca ka refuzuar edhe një ofertë të majme nga një klub kinez, që ishte gati t’i jepte një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, për tre vitet e ardhshme.
