Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fonseca zbulon formacionin, Dzeko e Kumbulla titullarë ndaj Juventusit

Roma do të presë nesër në mbrëmje Juventusin në “Olimpico”, në sfidën e vlefshme për javën e dytë të kampionatit italian, me verdhekuqtë që do të synojnë të gjejnë fitoren e parë, duke qenë se sfidën hapëse e humbën 3-0 në tavolinë.

Trajneri portugez i verdhekuqve Paulo Fonseca doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku shoi kuriozitetin e të gjithëve për formacionin, duke konfirmuar praninë nga minuta e parë e kapitenit Edin Dzeko dhe mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla.

“E di që keni shumë pyetje e kuriozitete për formacionin, por nëse nuk ndodh asnjë gjë deri nesër në mbrëmje, 11-shja jonë do të jetë kjo: Mirante, Santon, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Spinazzola, Veretout, Pellegrini, Pedro, Mkhitaryan, Dzeko”, tha tekniku portugez.

Më pas Fonseca hodhi poshtë zërat se kapiteni Dzeko kishte refuzuar të luajë në ndeshjen e javës së kaluar përballë Veronës dhe preferoi të mos komentojë aspak zërat e merkatos.

“Për merkaton nuk flas, pasi jemi para një ndeshjeje shumë të rëndësishme dhe do të ishte një gabim të flisnim për futbollistë që nuk janë këtu. Hedh poshtë lajmin e Dzeko ka refuzuar të luajë ndaj Veronës. Ai ishte gati, por zgjedhja ishte e imja”, deklaroi Fonseca.

Trajneri i Romës vlerësoi shumë edhe Juventusin e Pirlos, duke paralajmëruar se bardhezinjtë janë një skuadër që lëviz shumë dhe bën presion të madh në krahë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...