Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Football Leaks”/ Chelsea shkel rregullat e transferimit, ja çfarë rrezikon

Football Leaks vijon, ndërsa sot Mediapart ka publikuar një tjetër pjesë nga dosjet e shumta, duke u ndalur te regjistrimi i parregullt i lojtarëve nën moshë, ku skuadrat që rrezikojnë janë Chelsea dhe 4 klube të tjera të Premier Leagues.

Sipas publikimeve, blutë e Londrës kanë shkelur rregulloren e FIFA-s për transferimet, me futbollistin nga Burkina Faso, Bertrand Traore, i cili aktualisht është shitur te Lyoni, që prej verës së 2017-ës.

Futbollisti erdhi shumë herët në Angli, ndonëse dokumentet e transferimit u mbyllën vetëm kur ai mbushi 18 vjeç, ndërsa sipas Football Leaks, janë edhe 45 klube të tjera që kanë shkelur procedurat për blerjen e të rinjve.

Rreziku është që Chelsea dhe klubet e tjera angleze të përballen me një pezullim të merkatos për dy vite, ashtu siç u procedua me Atleticon e Madridit, para pak kohësh, për një situatë të ngjashme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...