Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Football Leaks”: Ronaldo kontratë 126 milionë Euro me “Nike”

Një makineri golash, por edhe një makineri lekësh. Kështu mund të cilësohet më së miri ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili pritet të përfitojë plot 126 milionë euro nga një kontratë sponsorizimi me gjigantin amerikan “Nike”.

Lajmi është publikuar nga gjermania “De Spiegel” që ka arritur të sigurojë të dhënat e kontratës nga “Football Leaks”, ku thuhet se Ronaldo do të shërbejë si imazh i “Nike” deri në vitin 2026 për të përfituar një shifër të tillë.

Sipas kontratës së Ronaldos me gjigantin amerikan, pagesa ndaj portugezit do të jetë një bazë prej 3.65 milionë eurosh dhe një shpërblim ekstra prej 16.2 milionë eurosh, për çdo sezon që portugezi do të luajë për një skuadër të madhe.

Këtyre të ardhurave u shtohen edhe rreth 30 milionë euro në sezon, që Ronaldo i merr si pagë te Juventusi, ndërsa tërheqja për portugezin duket e largët, të paktën për aq kohë sa “Nike” i garanton miliona.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...