Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Football Leaks” zbulon kontratën e James Rodriguez

James Rodriguez ka firmosur një kontratë faraonike me Bayernin e Mynihut. Detajet e marrëveshjes mes palëve janë zbuluar nga “Football Leaks” që pasqyron shifra vërtet të frikshme për futbollin gjerman dhe që tregojnë gjithashtu se klubi bavarez ka kapacitete të mëdha financiare për të afruar në skuadër yje të klasit botëror. Gazeta “Der Spiegel” pasqyron deri në detaje kontratën e re të kolumbianit që do të përfitojë 6.5 mln Euro neto në sezon. Sipas informacioneve, James do të përfitojë edhe rreth 500 mijë euro plus në dy sezone nëse do të realizojë objektivat e caktuar në kontratë.

Minimalisht 12 gola në sezon dhe 20 asiste, kaq duhet të arrijë asi kolumbian për të përfituar bonuesin. Përsa i përket marrëveshjes mes dy klubeve. Bayerni ka arritur t’i mbyllë bisedimet me sukses mbi bazën e një huazimi 2-vjeçar prej 13 milionë eurosh dhe me të drejtën e blerjes në vitin 2019 për 42 milionë Euro. Nuk ka ngekur thatë as kompania Gestifute e drejtuar nga agjenti portugez Jorge Mendes. Në arkën e luzitanit shkuan rreth 2 milionë Euro pasi ishte ai njeriu kryesor që diskutoi detajet e marrëveshjes që e transferoi kolumbianin në Bundesliga për të nisur një eksperiencë të re pas dritëhijeve të shfaqura në “Santiago Bernabeu”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...