Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Florentino Perez, 400 milionë euro për Neymar?!

epa06231128 Neymar of Paris Saint-Germain celebrates after scoring the 3-0 lead during the UEFA Champions League group B soccer match between Paris Saint-Germain and FC Bayern Munich at the Parc des Princes Stadium in Paris, France, 27 September 2017. EPA/YOAN VALAT

Reali i Madridit është gati të bëjë çmendurinë e shekullit. Sikurse informon e përdtishmja spanjolle Marca, një gazetë shumë pranë klubit madrilen, Florentino Perez kërkon me çdo kusht të blejë Neymar. Për ta shkëputur brazilianin nga PSG, klub që shpenzoi shumën rekord 222 milionë euro për t’ia marrë Barclonës, kupola drejtuese e “Los Blancos” po përgatit ofertën 400 milionë euro. Duket diçka e pabesueshme, por me ritmin që po rriten çmimet e futbollistëve, e pamundura nuk ekziston. Në Francë e shohin edhe si një lëvizje të Realit për të trazuar edhe më shumë ambientin te parizienët para përplasjes në fazën e 1/8-ave të Championsit, me shortin që është treguar i pamëshirshëm, duke vënë përvallë skuadrës kampione në fuqi të kompeticionit më të rëndësishëm për klube pikërisht PSG-në.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...