Forma e dobët në këtë pjesë të parë të kampionatit, ka bërë që Villarreali të shkarkojë trajnerin Jose Pacheta. ‘Nëndetësja e verdhë’ ka grumbulluar vetëm 12 pikë në po kaq javë kampionat, teksa numëron vetëm tre fitore, po kaq barazime dhe 6 humbje.
Ndeshja që ‘mbushi kupën’ për trajnerin Pacheta, ishte ajo e fundjavës ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi, ku Villarreali u mposht me rezultatin 2-3, duke konfirmuar situatën e vështirë që po kalon.
Lexo edhe:
- “Një buzëqeshje dhe stadiumi tërbohej”, Pique: Ndeshjet ndaj Espanyol shijonin më shumë se ndaj Realit
- “As kartoni i verdhë nuk e ndali”, trajneri i Legias vlerëson ish-mesfushorin e Tiranës: Më lumturoi!
- Notat/ Më i miri te Atalanta, elozhe pa fund për Gjimshitin: Shumë nerv dhe prezencë në zonë
- Ndeshjet vendimtare të nëntorit, trajneri Sylvinho publikon listën e lojtarëve të grumbulluar
Momentalisht skuadrën do ta drejtojë drejtori sportiv Miguel Garcia, i cili do të qëndrojë në pankinë në transfertën e fundjavës ndaj Atletico Madrid në kryeqytet, ndërsa më pas do të shfrytëzohet ndërprerja e kampionatit për të emëruar një tjetër trajner.
