Ballkani ka si objektiv të mbërritjen për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League. Kampionët e Kosovës presin në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Lincoln Red Imps (Gjibraltar). Takimi i parë i raundit të tretë, do të transmetohet në SuperSport 2 (20:45).
Trajneri Ilir Daja ka zgjedhur “luftëtarët” e skuadrës nga Theranda. Enea Koliçi në portë, ndërkohë që katërshja e prapavijës formohet nga Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova dhe Lorenc Trashi.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Asisti perfekt i për Sensin, Asllani “mesazh” Inzaghit
- “Tym i bardhë”, Tottenhami pranon më në fund ofertën e Bayernit për Harry Kane
- Neuer shtyn rikthimin, Bayerni kërkon t’i rrëmbejë portierin “Djallit”
- Di Maria nuk plaket kurrë, gol spektakolar në Superkupën e Portugalisë (video)
Në mesfushë, kapiteni Edvin Kuc do të ketë përkrah Qëndrim Zybën dhe Almir Kryeziun. Albin Berisha do të jetë zëvendësuesi i Albion Rrahmanit në majën e sulmit. 22-vjeçari do të ndihmohet nga krahët nga Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi.
