Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Formacionet e mundshme/ Ngre siparin edicioni i 124-t i Premier League, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Edicioni i 124-t i kampionatit më të ndjekur të futbollit, Premier League, do të nisë rrugëtimin mbrëmjen e sotme me sfidën Crystal Palace-Arsenal, teksa ekrani kampion, DigitAlb, do të sjellë tashmë ekskluzivisht të gjitha ndeshjet.

20 skuadra që premtojnë rivalitet dhe të paktën 5 në garë për të zbritur nga “froni” Manchester City-n, që edicionin e kaluar triumfoi pas një rivaliteti sa të ashpër, aq edhe të bukur me Liverpoolin. “The reds” kanë ndryshuar në sulm, me Nunez që ka marrë vendin e Mane të larguar drejt Gjermanisë, ndërsa “citizens” kanë bërë transferimin më të bujshëm të verës, sulmuesin belg Elring Haalang.

Megjithatë në merkato nuk kanë mbetur mbrapa as skuadra si Chelsea, Manchester United, Liverpool e Arsenal, që do të kërkojnë diçka më shumë se zona Champions, në një sezon vërtetë me rivalitet.

Ndonëse merkatoja është ende e hapur deri në fund të muajit, skuadrat janë konsoliduar në pjesën më të madhe të tyre, ndërsa më poshtë po sjellim formacionet e mundshme të ndeshjeve të javës së parë, sipas sajtit “Whoscored.com”.

Kalendari dhe formacionet e mundshme:

Crystal Palace – Arsenal, e premte ora 21:00, SuperSport 3

 

Fulham – Liverpool, e shtunë ora 13:30, SuperSport 2

 

Tottenham – Southampton, e shtunë ora 16:00, SuperSport 2

 

Newcastle – Nottingham Forest, e shtunë ora 16:00, SuperSport 3

 

Bournemouth – Aston Villa, e shtunë ora 16:00, SuperSport 4

 

Leeds United – Wolves, e shtunë ora 16:00, SuperSport 5

 

Everton – Chelsea, e shtunë ora 18:30, SuperSport 2

 

Manchester United – Brighton, e diel, ora 15:00, SuperSport 2

Leicester – Brentford, e diel, ora 15:00, SuperSport 3

 

West Ham – Manchester City, e diel, ora 17:30, SuperSport 2

 

Premier League vjen me një edicion i cili premton shumë, pasi rivaliteti ka nisur që në merkato, ndërsa java e parë do të jetë vetëm “antipasta” e një sezoni spektakolar, të cilin mund ta shijoni ekskluzivisht në DigitAlb/SuperSport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...