Lajme

Vendos Higuain, Juventus largohet me 3 pikë nga Milano (Foto+Video)

Gonzalo Higuain ishte futbollisti vendimtar, në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 11 të Serisë A. Argjentinasi shënoi të dy golat e sfidës dhe bëri që Juventus të largohet me 3 pikë mjaft të vlefshme nga Milano. Nga ana tjetër, kuqezinjtë e Montellës shfaqën sërish probleme të theksuara në mbrojtje, ndërsa traversa e Kaliniç ishte shumë pak për të pretenduar rezultat pozitiv.

Pjesa e pare përfundoi me avantazhin 0-1, të Juventusit, pas golit të shënuar nga argjentinasi Higuain, në minutën e 23-të të takimit. Vlen të përmendet që Milani humbi mundësinë më të mirë për të barazuar në fundin e pjesës së parë, pasi topi i goditur nga Kaliniç përfundoi në traversën e portës së Buffonit.

Edhe në pjesën e dytë, bardhezinjtë e Allegrit ishin më të qartë në veprimet e tyre në fushë, ndërsa dyfishuan rezultatin në minutën e 63-të, sërish me anë të Higuain. Në minutat e mbetura u vu re një Milan i dorëzuar, që kërkonte dëshpërimisht të bëjë diçka, por që i mungonte forca dhe kthjelltësia.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, me 28 pikë, po aq s aka edhe Napoli kryesues, ndërsa Milani mbetet në kuotën e 16 pikëve dhe shikon që objektivi Champions, t’i largohet edhe më shumë.

Orët e ardhëshme mund të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e trajnerit Montella, që në këto momente duket më shumë larg sesa pranë kuqezinjve.

Golat:
63’ – 0-2. Gonzalo Higuain i mbyll gojën kritikëve, duke shënuar një tjetër gol mjaft të bukur ndaj kuqezinjve sot. Nga ana tjetër, mbrojtja e Milanit nxjerr në pah edhe njëherë dobësitë e saj, të shfaqura shpesh në këto 11 javë të para.

23’ – Juventus kalon në avantazh. Gonzalo Higuain merr një top në hyrje të zonës dhe godet në mënyrë perfektë, aty ku Donnarumma nuk mundet të arrijë.

Formacionet zyrtare:

Të Fundit

Premier League 2021/2022

PWDLGFGADifPts
1Manchester City
37
28
6
3
96
24
+72
90
2Liverpool
36
26
8
2
89
24
+65
86
3Chelsea
36
20
10
6
73
31
+42
70
4Tottenham Hotspur
37
21
5
11
64
40
+24
68
5Arsenal
37
21
3
13
56
47
+9
66
6Manchester United
37
16
10
11
57
56
+1
58
7West Ham United
37
16
8
13
59
48
+11
56
8Wolverhampton Wanderers
37
15
6
16
37
40
-3
51
9Leicester City
36
13
9
14
57
57
0
48
10Brighton & Hove Albion
37
11
15
11
39
43
-4
48
11Brentford
37
13
7
17
47
54
-7
46
12Newcastle United
37
12
10
15
42
61
-19
46
13Crystal Palace
36
10
15
11
47
43
+4
45
14Aston Villa
36
13
5
18
49
50
-1
44
15Southampton
36
9
13
14
41
61
-20
40
16Everton
36
10
6
20
39
59
-20
36
17Leeds United
37
8
11
18
40
78
-38
35
18Burnley
36
7
13
16
32
50
-18
34
19Watford
37
6
5
26
33
75
-42
23
20Norwich City
37
5
7
25
23
79
-56
22


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency