Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Formacioni i javës në Kroaci, dy shqiptarë mes më të mirëve

Dy lojtartë shqiptarë janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Kroaci. Lindon Selahi, autor i katër ndeshjeve me kombëtaren shqiptare, u transferua verën e kaluar nga Twente te Rijeka.

Mesfushori 23-vjeçar shkëlqeu në fitoren 0-2 të Rijekës në fushën e Goricas, duke u bërë pjesë e 11-s më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat, aty ku me meritë është përfshirë edhe Ermir Sahiti.

23-vjeçari me një të kaluar te Shqipëria U19 dhe U21, zgjodhi të përfaqësojë Kosovën në vazhdim, teksa debutoi me dardanët në muajin qershor. Sahiti zhbllokoi me një eurogol sfidën Hajduk Split-Varazdin (2-1).

Sulmuesi i krahut “shpiku” një roveshatë spektakolare në minutën e 33-të, duke kaluar në avantazh Hajdukun, që mbën vendin e dytë në kampionat. Ky ishte goli i parë sezonal për Sahitin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...