Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Formacioni i javës në Kroaci, pjesë e 11-tëshes edhe mbrojtësi shqiptar

Jon Mersinaj është përzgjedhur në formacionin e javës në kampionatin kroat. Paraqitja e mbrojtësit që aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa 23-vjeçari ishte një nga më të dalluarit në fitoren e fundit me rezultatin 2-1, ndaj Goricës.

Mersinaj është shndërruar në një lojtar kryesor për Lokomotivën dhe në këtë sezon është aktivizuar në 11 nga 14 ndeshjet e kampionatit. Në sfidën ndaj Goricës, Mersinaj u ndëshkua edhe me karton të verdhë, megjithatë performanca e tij në qendër të mbrojtjes dhe përzgjedhja e tij në formacionin e më të mirëve nuk u penalizua nga ky fakt.

Mersinaj është pjesë e Lokomotivës prej vitit 2019, ndërsa vlen të theksohet se nuk është shqiptari i vetëm në radhët e kroatëve pasi në këtë ekip bën pjesë Indrit Tuci si dhe Hajdin Salihu. Aktualisht, Lokomotiva e Zagrebit mban vendin e tetë në kampionat me 13 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...