Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Formacioni i Shqipërisë, Sylvinho vendos për titullarët anti-Poloni

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për shtypin, ndërsa më pas skuadra zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Tekniku brazilian u mundua të shuajë dilemat në lidhje me 11-shen që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në duelin e parë në grupin E.

Lexo edhe:

  1. EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
  2. VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv
  3. VIDEO/ Gjunjëzon amerikanin në vetëm 3 raunde, Prenga ngre lart dy tituj kampion bote
  4. Sulmuesi italian, i zhgënjyer nga Mancini: Kam shënuar gola, por kombëtarja më injoron

Pas një kohë të gjatë Shqipëria do të rikthehet të aplikojë skemën 4-3-3. Kështu në portë nga minuta e parë do ta nisë Thomas Strakosha, i cili ka lënë pas problemet muskulore dhe ka fituar vendin e titullarit. Në qendër të mbrojtjes do të pozicionohen Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj. Ndërsa nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Në qendër të mesfushës si titullar do të pozicionohet Ylber Ramadani. Përkrah lojtarit të Aberdeen do të pozicionohen Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi. Në sulm konfirmohet i përhershmi Sokol Cikalleshi. Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Jasir Asani dhe Myrto Uzuni. Futbollisti i Gwangju do të debutojë si titullar me Kombëtaren shqiptare pas formës të mirë të shfaqur në Korenë e Jugut.

Ndërsa Uzuni ka lënë pas problemet muskulore dhe është gati për të dhënë më të mirën përballë Polonisë. Sulmuesi beratas vjen në një formë fantastike, pasi numëron 20 gola me Granadën në La Liga 2.

Grupi është i plotë, ndërsa trajneri Sylvinho mund të mbështetet në pankinë, aty ku ka emra si Bajrami, Mehmeti, Gjasula dhe Seferi, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre gjatë ndeshjes. Poloni-Shqipëri do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në Supersport 2.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...