Abissnet Superiore

Formacioni më i mirë i Superiores, vijon dominimi i Tiranës

Përpunimi i të dhënave të çdo futbollisti pas javës së 16-të të Kategorisë Superiore nuk ka sjellë asnjë ndryshim në formacionin më të mirë të kampionatit, i cili mund të ndryshojë javë pas jave, në varësi të statistikave.

Kështu, portieri më i mirë vijon të jetë Visar Bekaj i Tiranës dhe kjo është e kuptueshme, pasi “gardiani” nga Kosova e ruajti portën të paprekur edhe në derbin e Shqipërisë përballë Vllaznisë.

Në mbrojtje, mbeten të pandryshuara pozicionet e Gurishtës së Vllaznisë në krahun e djathtë, Lulajt (Kukësi) e Hoxhallarit (Tirana) në qendër dhe të Mustës në të majtë (ish-Partizanit, tashmë pjesë e Kukësit. Në mesfushë, statistikat më të mira i kanë Basa (Kukësi), Lushkja (Laçi), Limaj (Tirana) dhe Latifi, ndërsa në sulm Guindo (Laçi) dhe Seferi (Tirana).

Pra, në këtë formacion dominon Tirana me katër elementë, më pas vjen Kukësi me tre futbollistë, por nuk duhet harruar që Musta në këtë formacion është për performancat personale si futbollist i Partizanit. Laçi dhe Vllaznia kanë nga dy përfaqësues.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency