“Më të Mirët 2022”, mbrëmja gala që organizon FSHF dhe Digitalb, që po transmetohet në SportNews, ka nderuar 11 futbollistët më të mirë për vitin e kaluar në Abissnet Superiore.
Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga gazetarët sportivë dhe analistët e emisioneve sportive në vend.
Në formacionin më të mirë dominojnë Tirana kampione e Partizani me nga katër. Më pas Vllaznia, fituese e Kupës, me dy e nënkampionët e Laçit me kapitenin.
Visar Bekaj u zgjodh portieri më i mirë. Në mbrojtje janë shkodranët Enis Hakaj e Erdenis Gurishta nga krahët, dhe kryeqytetasit Eneo Bitri dhe Filip Najdovski në qendër.
Lexo edhe
- Redon Xhixha në vitin perfekt, fiton “Topin e Artë” të kampionatit shqiptar
- Armand Duka: Futbolli i bashkon të gjithë, na pret një vit edhe më sfidues
- Formacioni më i mirë/ Nga Bekaj te Skuka, zgjidhen “yjet” e vitit 2022
- Orges Shehi “Trajneri i Vitit”, fiton garën me Mirel Josën dhe Shpëtim Duron
- Arbitri i vitit 2022, nderohet 32-vjeçari nga kryeqyteti
- Këpuca e Artë, sulmuesi nga Mali “mund” futbollistin e kombëtares shqiptare
- Simon Simoni “Talenti i Vitit”: Në Shqipëri ka mjaftueshëm talente
- Talentja e vitit 2022, një 16-vjeçare merr çmimin e parë të mbrëmjes
- Megi Doçi dominuese absolute, fiton “Këpucën e Artë” për femra me “lumë” golash
Më pas Massanga Matodo e Arinaldo Rrapaj të Partizanit, bashkë me Mentor Mazrekajn e Laçit. Ndërkohë, Xhuliano Skuka formon treshen ofensive bashkë me dy ish-bardheblutë Redon Xhixha e Taulant Seferi.
Katër lojtarë të formacionit më të mirë janë larguar nga Superiorja: Seferi në Ukrainë (Vorskla), Skuka në Francë (Metz), Xhixha në Azerbajxhan (Qarabag) e Bitri në Çeki (Banik Ostrava).
“Kur isha një holl pashë disa lojtarë të viteve ‘80 dhe m’u rrëqeth mishi. Jam rritur me emra të mëdhenj. Takova shokët dhe lojtarët e rinj. Shpresoj të vazhdojnë kështu. Kemi dhe një stadium perfekt, stadiumi na zbukuron dhe qytetin”, u shpreh Altin Lala, ish-kapiteni i Kombëtares.
Më pas një batutë: “Meqë paska vende bosh mund të fusim edhe Luizin e Big Brother-it”.
