Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Formula 1 e Moto GP, anullohen garat në Australi

Të reja të rëndësishme nga bota e motorsport. Për shkak të kufizimeve në lidhje me lëvizjen dhe vështirësive logjistike, në dakordësi me Viktoria State Government, autoritetin qeverisës së shtetit të Viktorias, Formula Një dhe Dorna, kanë vendosur të anullojnë nga kalendari i 2021 Çmimin e Madh të Australisë në të dy kategoritë. Formula një në këtë mënyrë këtë vit nuk do të zbarkojë në Melbourne, ndërsa Moto GP, duhet të heqë dorë nga pista spektakolare e Phillip Island.

Njëvendëshet e Formula Një, duhet të garonin në pistën e Melbourne, nga 19 deri në 21 nëntor, menjëherë pas Çmimit të Madh të Brazilit, para se të shkonin në Arabinë Saudite. Pas anullimit Cmimit të Madh të Singapor, që u zëvendësua menjëherë nga Turqia për të mbajtur 23 gara në kalendar, tani roganizatorët e Formula Një janë të detyruar të heqin dorë edhe nga Australia. Ende nuk dihet nëse dhe se kur do të gjendet një postë zëvendësyuese për të ruajtur të gjithë raundet në program për 2021-shin.

Një goditje në zemër për të apasionuarit e Moto Gp dhe për pilotët është anullimi i garës në Phillip Island, një nga pistat më emocionuese të kalendarit. Fundjava në Australi ishte parashikuar për 22-24 tetor, por Dorna, duke uruar që të rikthehet aty në 2022-shin, ka gjetur një zgjidhje për të zhvilluar të gjitha garat e parashikuara në fillim të vitit. Cmimi i Madh i Malajzisë në Sepang është përshpejtuar me një javë dhe do te garohet nga 24 tetori në vend të Phillip Island, në mënyrë që Moto Gp të mund të transferohet direkt nga Tajlanda ku do të ketë ndalesën 15 deri në 17 tetor. Nga 5 deri në 7 nëntori ndërkohë mororrët do të garojnë në Portimao me Çmimin e Madh të Algarve.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...