Robert Kubica do të zbresë në pistë gjatë këtij muaji për të zhvilluar disa teste më Williams, me objektivin për të nënshkruar një kontratë me skuadrën angleze dhe për tu rikthyer kështu në Formula 1 pas 7 vitesh mungesë. Kubica do të testohet nga drejtuesit e Williams në Silverstone vetëm disa ditë pas garës së rradhës në Formula 1 që do të zhvillohet në Suzuka të Japonisë.
Piloti polak i cili në të kaluarën ka përfunduar në qëndër të vëmendjes për aksidentet e frikshme që ka pësuar në Formula 1 por edhe në garat me makinat Rally, ka hedhur gjithçka pas shpatullave dhe shpreson të firmosë një kontratë të re. Nëse Williams ja beson një makinë Kubicas për sezonin e ardhshëm, atëherë nga skuadra angleze do të largohet, braziliani Felipe Massa për ti bërë vend polakut, pasi talenti Lance Stroll do të vazhdojë të jetë pjesë e Williams.
