Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Formula 1, në botërorin e ardhshëm me Çmimin e Madh të Holandës

Vitin e ardhshëm, në kalendarin e Botërorit të Formulës 1 do të jetë edhe Çmimi i Madh i Holandës, garë kjo që do të zhvillohet në pistën e Zandvoort.

Max Verstappen përfitoi nga rasti për t’u kthyer në vendlindje, duke testuar këtë pistë me makinën e tij Red Bull, sigurisht i shoqëruar edhe nga shoku i tij i skuadrës, Pierre Gasly.

Interesimi për këtë ngjarje ishte i madh, me tifozët që u mblodhën rreth kësaj piste që në orën 7:00 të mëngjesit dhe asnjëri prej tyre nuk mbeti i zhgënjyer.

Ky eveniment ishte në kuadër të edicionit të katërt të “Jumbo Racedagen”, me Verstappenin që në vitin 2017 vendosi edhe një rekord jozyrtar të pistës, me 1 minutë, 19 sekonda dhe 511 të mijëtat.

“Ishte edicioni i katërt i ‘Jumbo Racedagen’ dhe këtu ishte një çmenduri. Ishte diçka fantastike të shihje sesa shumë tifozë holandezë ishin mbledhur për të ndjekur këtë ngjarje. Pista në vetvete është shumë sfiduese dhe është diçka e mrekullueshme që ajo do të kthehet në kalendarin e Formulës 1”, – tha Verstappen.

Ndërsa pritet që pista e Zandvoortit të jetë gati për vitin 2020, Verstappen dhe Gasly po përgatiten për ndalesën e radhës së Botërorit të Formulës 1, që do të jetë Çmimi i Madh i Monacos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...