Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Formula 1/ Në Kanada dominon Vertstappen, +56 pikë nga Leclerc

Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1. Holandezi, tri herë kampion bote, la pas Lando Norris (Mc Laren) dhe George Russell (Mercedes), të cilët përfunduan podiumin.

Në një nga garat më emocionuese të kohëve të fundit, e cila kishte dy situata me makinë sigurie (në pistë të lagur dhe të thatë) dhe disa liderë në cirkuitin Gilles Villeneuve, piloti i Red Bullit e kaloi vijën e finishit tri sekonda para mikut të tij anglez.

Një pasdite katastrofike për Ferrarin, me skuderinë italiane që pa të tërhiqeshin Charles Leclerc, fitues dy javë më parë në Monako, dhe Carlos Sainz, por edhe për meksikanin Sérgio Pérez, i cili gjithashtu braktisi garën vetëm pak ditë pasi rinovoi kontratën me Red Bullin.

56 pikë është tani epërsia e Max Verstappen në Kampionatin Botëror të Pilotëve ndaj Charles Leclerc.

Lexo edhe:

Klasifikimi i Çmimit të Madh të Kanadasë:

1 Max Verstappen (Red Bull)

2 Lando Norris (Mc Laren)

3 George Russell (Mercedes)

4 Lewis Hamilton (Mercedes)

5 Oscar Piastri (Mc Laren)

6 Fernando Alonso (Aston Martin)

7 Lance Stroll (Aston Martin)

8 Daniel Ricciardo (VCARB)

9 Pierre Gasly (Alpine)

10 Esteban Ocon (Alpine)

11 Nico Hulkenberg (Haas)

12 Kevin Magnussen (Haas)

13 Valtteri Bottas (Kick Sauber)

14 Yuki Tsunoda (VCARB)

15 Guanyu Zhou (Kick Sauber).

U tërhoqën: Charles Leclerc dhe Carlos Sainz (Ferrari), Logan Sargeant dhe Alexander Albon (Williams) dhe Sergio Pérez (Red Bull).

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...