Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Formula 1, prezantohet makina e re Williams FW41

Zbulohet nje tjetër njëvendëshe e Formula 1 që do të zbresë në pistë gjatë sezonit që do të nisë së shpejti. Në Londër u prezantua makina e re Williams, FW41, në prani të drejtorit teknik, Paddy Lowe, të gjithë stafit dhe pilotëve Lance Stroll e Sergey Sirotkin, si dhe Kubicas, që është kolaudator.

Drejtoresha e përgjithshme, Claire Williams, e pranishmë gjithashtu në këtë ceremoni, deklaroi:

“Jemi sforcuar shumë prej disa muajsh për krijimin e FW41. Tani po pres me padurim të shoh pilotët tanë në pistë. Lance pati një debutim vërtet shumë pozitiv vitin e kaluar, është rritur shumë. Jam shumë e lumtur që kemi edhe Sergey Sirotkin apo Robert Kubican, i cili do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me skuadrën, për të na ndihmuar me eksperiencën e tij për zhvillimin e makinës.”

FW41 do të zbresë për herë të parë në pistë më 26 shkurt, për testet e Barcelonës.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...