Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Formula 1 rikthehet në gadishullin skandinav, zbulohet shteti që synon të organizojë një garë!

Është padyshim vendi nordik që ka lidhjen më të veçantë me sportin e Formula 1, pasi ka patur dhe ka pilotë në këtë sport. Madje kampionë bote, si Mika Hakkinen dhe Kimi Raikkonen. Gjithsesi, kurrë më parë Finlanda nuk ka organizuar një garë të Formula 1. Për këtë arsye, AKK Motorsport, kompania që kontrollin sportin e motorave dhe garave me makina në Finlandë kërkon të thyejë këtë tabu.Sipas revistës së njohur “Autosport”, pista e përzgjedhur për të organizuar një garë të Formula 1 në Finlandë është ajo e KymiRing, ku në vitin 2020 do të organizohet edhe një garë e Moto GP. “Ne do të vëzhgojmë se si do të shkojnë gjërat në këtë garë me motorë dhe më pas do të vendosim për të hedhur kandidaturën për të mirëpritur edhe një garë të Formula 1”, tha Tatu Lehmuskalio, presidenti i AKK. Hera e fundit që një garë e Formula 1 është zhvilluar në vendet nordike daton në vitin 1978, në Suedi, që është vendi i vetëm që ka mirëpritur një garë të automobilizmit. Në këtë vend u zhvilluan 6 gara radhazi të Formula 1, në vitet 1973-1978.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...