Red Bull është shfaqur shumë agresive në provat e para të lira, për Çmimin e madh të Malajzisë, që zhvillohet këtë fundjavë, duke arritur të vendosë kohët më të shpejta. Edhe pse në kushte ekstreme, Verstappen dhe Ricciardo arritën të tregonin se Red Bull është përmirësuar shumë, në këtë sesion të parë të provave të lira.
Holandezi, i cili dy javë më parë nuk mundi të zhvillojë garën për shkak të një aksidenti në start, në sesionin e parë të Malajzisë vendosi kohën më të mirë, me vetëm 1.48.962. Pas tij, me vetëm 7 të dhjetat më ngadalë, u rendit shoku i skuadrës te Red Bull, Ricciardo, ndërsa koha e tretë më e mirë u vendos nga spanjolli Alonso.
Dy makinat Ferrari vendosën kohën e katërt dhe të pestë më të shpejtë, përkatësisht me Raikkonen dhe Vettel. Lewis Hamilton u rendit i gjashti, menjëherë pas pilotit gjerman të Ferrarit. Ky sesion i parë i provave të lira, u zhvillua nën shoqërinë e rreshjeve të shiut.
