Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fortesa “Arena e Demave” dhe goleadori i ri, Partizani me moral të lartë në derbi

Partizani regjistroi triumfin e tretë radhazi në kampionat përballë Kukësit (3-1), duke ngushtuar diferencën me Tiranën kryesuese në vetëm dy pikë. Skuadra e Giovanni Colellas ka zhvilluar një sezon me ulje dhe ngritje.

Megjithatë, “Demat” mesa duket e kanë gjetur rrugën e duhur dhe në katër sfida e mbetura do të luajnë gjithçka për të fituar titullin kampion.

Sfida tjetër është më e forta, bukura dhe më e rëndësishmja: kundër Tiranës. Derbi i kryeqytetit do të vendosë shumë për fatet e kampionatit.

Një fitore e Partizanit do të ngjiste të kuqtë në krye, ndërsa triumfi i bardhebluve do të rikthente diferencën prej pesë pikësh.

Me skuadrën e Shehit që do të ishte shumë pranë mbrojtjes së titullit, ndërsa barazimi do të mbante garën të hapur deri në javën e fundit.

Lexo edhe: 

Për Partizanin fitorja me Kukësin ishte e pesta radhazi në shtëpi, duke përfshirë edhe suksesin në takimin e Kupës me Vllazninë.

“Arena e Demave” është kthyer në një fortesë për të kuqtë e kryeqytetit. Që nuk njohin rezultat tjetër përveçse fitores në këtë stadium që prej 6 shkurtit.

Në fundin e kampionatit, Partizani mesa duket ka gjetur edhe golashënuesin. Victor Da Silva shënoi dy herë në sfidën përballë Kukësit.

Braziliani është ngjitur në kuotën e 10 golave duke barazuar Xhuljano Skukën. 28-vjeçari latin po kalon një moment shumë të mirë.

Në katër ndeshjet e fundit e ka gjetur rrjetën rregullisht. Trajneri Colella shpreson që braziliani do të vijojë të shënojë sërish në takimet e mbetura me synimin për të rikthyer titullin kampion që mungon prej vitit 2019.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...