Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Fortuna Dusseldorf me një këmbë në Bundesligë, mposht bindshëm Bochumin në Play Off

Fortuna Dusseldorf me një këmbë në Bundesligë, mposht Bindshëm Bochumin në Play Off

Fortuna Dusseldorf me një këmbë në Bundesligë. Klubi historik gjerman ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në ndeshjen e parë të Play off-it ndaj Bochumit në transfertë, duke hedhur një këmbë në elitën e futbollit gjerman.

Sfida u zhbllokua nga autogoli i Hoffman në minutën e 13’, ndërsa në pjesën e dytë skuadra nga Dusseldorfi shënoi edhe dy herë të tjera me Klaus e Engelhardt, për të vulosur suksesin 0-3.

Sfida e kthimit, e cila do të zhvillohet në “Merkus Spiel Arena” të Dusseldorfit më 27 maj, pritet të jetë vetëm një formalitet për Fortunën, pasi duket e pamundur që Bochum të realizojë mrekullinë dhe të sigurojë mbijetesën.

Lexo edhe:

Bochumi mbylli sezonin e rregullt në vendin e 16, por në ndeshjen e parë të Play Off-it për mbijetesën bëri shumë pak për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman, teksa vendin e saj me shumë gjasë do ta marrë Fortuna Dusseldorf.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...