Zlatan Ibrahimovic është një nga personat më të rreptë kur bëhet fjalë për ndeshjet e futbollit, por njëkohësisht një nga personazhet me zemër të madhe në lidhje me sjelljen me fëmijët.
Pasditen e kësaj të enjte suedezi ka bërë një vizitë në në repartin e kardiokirurgjisë pediatrike të Poliklinikës San Donato në Milano.
Ibra ka surprizuar pacientët e vegjël, me të cilët ka bërë shaka, ka dhënë autografeve dhe ka bërë fotografi, duke u dhuruar momente që do të mbeten përgjithmonë në mendjen e tyre.
