Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FOTO/ Bayern “hakmerret”, pranë firmës me mbrojtësin e Barcelonës

Bëhet fjalë për talentin 16-vjeçar, Adam Aznou, për të cilin bavarezët fituan garën me rivalët gjermanë të Leipzig, por edhe me Real Madrid.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka udhëtuar drejt Mynihut ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me gjigandët gjermanë.

Futbollisti me origjinë marokene është konsideruar si një nga talentet e brezit të tij dhe e ardhmja shihet me shumë perspektivë, me Bayern Munich që sheh te ai cilësitë e duhura për të ardhmen.

Sipas medieve spanjolle, Aznou do të luajë këtë sezon te moshat e bavarezëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të marrë minuta në Kupë (DFB-Pokal).

Bavarezët i kanë premtuar mbrojtësit se nga edicioni 2023-2024 pritet t’i bashkohet ekipit të parë dhe kjo është arsyeja pse 16-vjeçari ka vendosur të largohet nga Barcelona, pasi katalanasit i kishin bërë me dije se hapësirat për të ishin pothuajse zero.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...