Bekim Balaj nuk do të jetë më pjesë e klubit të Ankara Keciorengucu.
Eksperienca e sulmuesit të kombëtares shqiptare me skuadrën turke ka zgjatur vetëm pesë muaj, pasi në korrik të 2022-shit Balaj u largua nga Boluspor për t’u bashkuar me ekipin e ri.
Lajmin në fjalë e ka bërë me dije vetë shkodrani përmes një fotoje të postuar në “Insta-Story”, të cilën e ka shoqëruar me një bashkim duarsh, duke nënkuptuar ndërprerjen e bashkëpunimit.
Me ekipin e Ankara Keciorengucu, Balaj numëron 14 paraqitje dhe në to ka realizuar vetëm një gol.
Megjithatë tashmë 31-vjeçari do duhet të shikojë për një destinacion të ri.
