La Liga

FOTO/ Benzema dhe legjendat e klubit prezantojnë fanellat e reja të Realit të Madridit

Reali i Madridit ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, klubi madrilen ka zbuluar uniformën që do të veshë skuadra sezonin e ardhshëm, teksa në qendër të fotos është padyshim francezi Karim Benzema, i cili ka udhëhequr “Los Blancos” drejt titullit kampion dhe finales së Ligës së Kampionëve.

“Histori, traditë dhe momente të paharruara. Gjithçka në detaje”, shkruan klubi madrilen në prezantimin e fanellave të reja, teksa pjesë e fotos janë edhe legjendat e klubit madrilen si Iker Casillas, Raul Gonzales e Roberto Carlos.

Nuk mungon në foton e prezantimit as sulmuesja daneze Caroline Møller, e cila është lidere e ekipit të femrave të Realit të Madridit dhe padyshim imazh i klubit.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency