Connect with us

Hi, what are you looking for?

Fun

FOTO/ Brenda suitës luksoze, ku Ronaldo po kalon ditët e para “arabe”

Transferimi më i bujshëm i kësaj merkatoje dimërore deri tani është padyshim ai i Cristiano Ronaldos te arabët e Al Nassr, me portugezin që do të përfitojë një pagë faraonike prej 500 milionë eurosh në harkun e dy sezoneve e gjysmë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u prezantua me bujë në Arabinë Saudite, ku është zhvendosur bashkë me familjen dhe stafin e ngushtë të shërbimit, teksa në pritje për të gjetur një rezidencë, është vendosur në hotelin luksoz “Katër Stinët”, në Rijadh.

Së fundi mediat kanë publikuar edhe foto nga suita ku portugezi po kalon ditët e tij të para në Arabinë Saudite, teksa hapësira dhe luksi janë të jashtëzakonshme. Cristiano Ronaldo nuk ka debutuar ende për klubin arab, pasi Al Nassr duhet të largojë fillimisht një futbollist të huaj, që më pas të federojë portugezin.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...