Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Foto/ Brenda vilës luksoze 10 milionëshe të fantazistit turko-gjerman Ozil

Stafi teknik dhe futbollistët e Arsenalit vendosën të heqin dorë nga 12.5% e pagës së tyre vjetore, për të ndihmuar klubin në situatën e vështirë të krijuar prej pandemisë globale Covid-19, por tre prej lojtarëve, me në krye Mesut Ozil, refuzuan vendimin e shumicës.

Kaq mjaftoi që fantazisti turko-gjerman të vihet në qendër të kritikave, ndërsa mediat britanike publikuan edhe foto e vilës luksoze të Ozil, bashkë me “artilerinë e rëndë” të makinave që ka në përdorim dhe që prekin shifrën e 800 mijë paundëve.

I martuar rreth një vit më parë me Amine Gusle, Ozil jeton në një vilë në Londrën Veriore, vlera e të cilës përllogaritet rreth 12 milionë euro, ndërsa në fotot e mëposhtme demonstrohet edhe luksi e komoditeti i jetesës së turkut.

Gjithsesi vlen të theksohet se mediat britanike nuk kanë lënë pa sjellë në kujtesë edhe një pjesë të mirë të akteve të bamirësisë që Ozil ka bërë gjatë karrierës së tij, përfshi këtu pagesa për operacione fëmijësh dhe ushqim për njerëzit në kampe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...