Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

FOTO/ Çekiçi shkëlqen në fushë, nga tribuna e pret tifozja speciale

Endri Çekiçi gjeti golin në ndeshjen e Konyaspor ndaj Galatasaray duke i dhuruar barazimin e përkohëshëm 1-1 skuadrës së tij, që në fund u dorëzua përballë gjigandëve të futbollit turk me rezultatin 2-1. Gjithsesi, rezultati nuk i heq aspak supergolit të pogradecarit, që nga distance e largët shtangu portierin Muslera. Këtë sezon, sulmuesi po kalon një formë shumë të mirë ndërsa sekreti duket se vjen jashtë fushës dhe lidhet me jetën personale të tij.

I përfolur prej muajsh për një lidhje me Megi Pojanin, Çekiçi po përjeton një moment fantastik ndërsa bukuroshja e ndjek nga pas ndërsa së fundmi nëpërmjet rrjeteve sociale ajo zbulon se është në Turqi. Madje, Megi nuk ka ngurruar edhe ta shohë nga afër Çekiçin teksa në sfidën ndaj Galatasarayt u shfaq në tribunë me lojtarin që golin ia dedikoj pikërisht asaj.



Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...