Featured

FOTO/ Champions-i bën me shtëpi të re Villarreal-in, ja ku do të luajnë deri në dhjetor

Villarreal ka zbuluar se stadiumi i tyre “Estadio de la Ceramica” do të rinovohet dhe punimet pritet të përfundojnë në fund të dhjetorit.

Ky klub ishte surpriza e këtij Championsi, duke shkuar deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Liverpool dhe tani kanë si qëllim të arrijnë edhe më shumë, për këtë arsye po përmirësojnë stadiumin, që ka kapacitet deri në 22,000 vende.

Nga raportimet e medieve spanjolle mësohet se numri i vendeve do të mbetet i njëjtë, megjithatë ky projekt që përfshin rinovimin e thuajse çdo ambienti në stadium do të kushtojë plot 35 milionë euro.

Villarreali do të transformojë stadiumin në sezonin që përkon edhe me 100 vjetorin e krijimit të klubit, pasi në 10 mars të 2023-shit bëhen plot 100 vite nga “lindja” e tij. Periudha që do të duhet për këto punimet pritet të nisë më 16 maj dhe të zgjasë deri në fund të dhjetorit.

Gjendur në këtë situatë klubi pitet t’i kërkojë La Ligës që gjatës kësaj periudhe t’i lejojë që të luajnë pjesën më të madhe të ndeshjeve jashtë. Ndërsa derisa punimet në shtëpinë e tij të mbarojnë, Villarreali do të luajë ndeshjet si pritës në “Ciutat de Valencia”.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency