Conference League

FOTO/ Conference League, Partizani zbulon rivalët e mundshëm të raundit të parë kualifikues

Partizani mbylli këtë sezon të Abissnet Superiore në vend të tretë me 58 pikë dhe si rrjedhojë do të jetë pjesë e kualifikuesve të para të Conference League.

Vetë klubi i “të kuqve” të kryeqytetit ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, se kush mund të jenë rivalët e mundshëm të tyre. Në listën e skuadrave që mund të jenë kundërshtarë të Partizanit janë dhe dy ekipet e Kosovës, Gjilani dhe Llapi.

Kualifikueset e para të Conference League do të zhvillohen më 7 dhe 14 korrik 2022, ndërsa shorti për to do të hidhet më 14 qershor, që do të jetë dita kur Partizani do të njihet me kundërshtarët.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency