Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

FOTO/ Dedikim për Legjendën, Shaqiri: Nder të luaja në “Fadil Vokrri”

Xherdan Shaqiri përjetoi emocione në ndeshjen Kosovë-Zvicër (2-2), që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sulmuesi i njohur shqiptar që garon prej vitesh me kombëtaren helvete, ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për Fadil Vokrrin.

Një prej futbollistëve shqiptarë më të mirë në histori dhe ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërroi jetë në qershorin e vitit 2018 në moshën 57-vjeçare. Vokrri ëndërronte ta shihte sulmuesin nga Gjilani me fanellën e Kosovës.

Lexoni edhe:

Shaqiri ka postuar në faqen e tij një foto përkrah portretit të legjendës, teksa nuk mungon një zemër brenda saj. Të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë, siç theksoi 31-vjeçari për SuperSport pas ndeshjes në kryeqytetin dardan.

Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin. Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës.

Kam ëndërruar të luaj këtu. Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Federatën dhe me Fadilin, kemi pasur kontakte. Ishte Euro 2016 dhe nuk mund të ndërronim më ekipin…

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...