FOTO/ Dëmtohet rëndë Rroca, mesfushori i nënshtrohet operacionit në shpatull

Mesfushori shqiptar që luan për Instanbulspor, Eduart Rroca është dëmtuar dhe si rrjedhojë nga klubi turk bëhet me dije se 28-vjeçari mund të rrijë 4-6 javë jashtë fushës së blertë.
Në një postim në rrjetet sociale klubi turk bën me dije se shqiptari është dëmtuar gjatë stërvitjes ditën e djeshme.
Më tej theksohet se Rroca do duhet t’i nënshtrohet një operacioni në shpatull, ndërsa Instanbulspor i uron shërim sa më të shpejtë.
