Ndërkohë që kampionatet janë ndërprerë për t’i lënë hapësirë Kupës së Botës Katar 2022, prezantuesja e njohur italiane Diletta Leotta ka shfrytëzuar këtë hapësirë pushimi, për t’u relaksuar në plazhet e Miamit.
Bukuroshja italiane është shfaqur në krah të portierit të njohur gjerman, Loris Karius, i cili u bë i famshëm në finalen e 2018-ës mes Liverpoolit dhe Realit të mMadridit, aty ku me dy gafat e tij u dha Championsin spanjollëve.
E nëse në fushë gjërat nuk i kanë shkuar asnjëherë mirë, suksesi i Karius në sferën sentimentale është për t’u vlerësuar, pasi numëron romanca me vajza të njohura të modës dhe ekranit.
