Enkeleid Dobi ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjen 0-1 ndaj Teutës.
Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë klubi i Kukësit në një postim në rrjetet sociale, ku bën me dije se në vijim skuadra do të drejtohet nga Rrahman Hallaçi.
“FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi nuk është më trajner i ekipit tonë. Dobi ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes ndaj Teutës, duke e mbyllur bashkëpunimin me ekipin tonë.
Trajneri i Kukësit për ndeshjet në vijim do të jetë Rraman Hallaçi. Klubi i Kukësit falënderon Dobin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij.”-shkruhet në reagimin e “verilindorëve”.
Pas javës së 13-të të Supeligës Kukësi renditet në vend të tetë me vetëm 12 pikë.
