Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

FOTO/ Dortmund emëron trajnerin e ri, ja kush do e zëvendësojë Rose

Borussia Dortmund ka emëruar Edin Terzic si pasues të trajnerit të shkarkuar Marco Rose, të hënën. 39-vjeçari Terzic ka qenë në krye të Dortmundit si trajner i përkohshëm për më shumë se gjashtë muaj sezonin e kaluar dhe ishte drejtor teknik në klub këtë sezon.

Terzic ka nënshkruar për tre vite me klubin e Bundesligës. Sezonin e kaluar ai ishte asistent i Lucien Favre dhe pas dorëheqjes së tij udhëhoqi skuadrën e Dortmund në fitoren e DFB-Pokal.

Terzic la përshtypje të mirë si drejtor teknik dhe kështu Dortmundi vendosi ta rikthejë sërish në rolin e trajnerit.

“Edin e njeh klubin tonë dhe një pjesë të madhe të ekipit. Ai e di se çfarë rregullimesh duam të bëjmë për t’u ofruar mbështetësve tanë futboll të suksesshëm përsëri”-tha për mediat anëtari i bordit Sebastian Kehl.

Emërimi i Terzic vjen tre ditë pas shkarkimit së Rose nga Dortmundi, pas një sezoni zhgënjyes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...