Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

FOTO/ Duhej të bashkohej me skuadrën e re, futbollisti dërgon të vëllanë në dasmën e tij

Bota e futbollit është plot me histori të çuditshme dhe rasti i Mohamed Buya Turay është një prej tyre. Lojtari, i lindur në Sierra Leone, kishte planifikuar gjithçka për t’u martuar më 21 korrik në vendin e tij pasi mbylli kontratën me Henan Songshan Longmen të Superligës Kineze. Por kalimi në Malmo FF ndryshoi gjithçka, duke krijuar një situatë surreale.

Klubi suedez i kërkoi futbollistit që të bashkohej sa më shpejt me ta sepse kampionati në vendin nordik tashmë është duke u zhvilluar dhe po ashtu kjo skuadër garon në raundet kualifikuese për fazën finale të Europa League. Në këtë situatë, Buya Turay nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të linte gruan e tij të ardhshme, Suad Baydoun, vetëm në ditën e dasmës dhe të bashkohej me skuadrën e tij të re.

Ajo që i habiti të gjithë ishte se lojtari nuk e anuloi dasmën, por dërgoi vëllanë në vendin e tij dhe këtë detaj e zbuloi vetë Mohamed Buya Turay.

“Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leone. Por unë nuk isha atje sepse Malmo më kërkoi të vija më herët. Fotot i bëmë paraprakisht. Kështu që duket sikur isha atje, por nuk isha. Vëllai im duhej të më përfaqësonte në dasmë”,-tha futbollisti për mediet suedeze.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...