Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

FOTO/ Duka: Kjo skuadër na bën çdo ditë e më shumë krenarë!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale pas sfidës Kroaci-Shqipëri, takim që u mbyll me rezultatin 2-2 dhe i vlefshëm për Gurpin B në EURO 2024.

Duka vlerësoi në maksimum paraqitjen e mirë të “kuqezinjve”, duke e theksuar se skuadra e Sylvinho-s meritonte më shumë, meritonte fitoren.

Lexo edhe: 

“Kjo skuadër na bën çdo ditë e më shumë krenarë!

Sot ndaj Kroacisë kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe meritonim shumë më shumë se një pikë. I kishim mundësitë dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.

Nuk e bëmë dot, e pamë veten në disavantazh dhe sërish djemtë treguan karakter dhe ia dolën të barazojnë. Dëshira ishte e madhe të fitonim, por ky është futbolli dhe na duhet të pranojmë rezultatin.

Tani le të mendojmë për Spanjën me pozitivet, të futemi në fushë të japim më të mirën. Kam shumë besim tek ekipi, siç duhet të kenë gjithë shqiptarët.

Nuk mund të lë pa përmendur tifozët, të cilëve u jemi mirënjohës pafund për mbështetjen që po i japin Kombëtares në #EURO2024”-shkruan Duka.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....