Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

FOTO/ E mbylli me futbollin e luajtur, Shtubina merr postin e rëndësishëm te Egnatia

Ndriçim Shtubina “vari këpucët në gozhdë” në fund të këtij sezoni, ndërsa sot është konfirmuar se 35-vjeçari do të marrë një drejtim tjetër në karrierën e tij sportive.

Në një postim në rrjetet sociale faqja e Egnatias ka postuar një foto të ish-mesfushorit dhe krahas saj shkruan se 35-vjeçari do të mbajë postin e drejtorit sportiv te skuadra e Rrogozhinës.

“Klubi është i lumtur t’ju bëjë me dije se Ndriçim Shtubina do të jetë drejtori sportive i Egnatias për sezonin e ardhshëm. Suksese kapiten!”-shkruhet në postimin e Egnatias.

Shtubina kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Vllaznia, ndaj në ndeshjet e fundit të sezonit që u mbyll disa ditë më parë ai zgjodhi të përshëndetet edhe me tifozët shkodranë, përveç atyre rrogozhinas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...