Francë

FOTO/ E papritur, mbrojtësi i jep lamtumirën Angers pas 27 vitesh

Vincent Manceau i ka dhënë lamtumirën klubit të Angers pas plot 27 vitesh.

Mbrojtësi e njoftoi ndarjen nga ekipi i tij i zemrës përmes një postimi në rrjetet sociale.

Manceau u bashkua me klubin francez që kur ishte fëmijë dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2008. 32-vjeçari largohet pas 27 vitesh dhe plot 384 ndeshjesh midis Ligue 1 dhe 2 me Angers.

Në letrën e publikuar në rrjetet sociale ai shkruan: “Thirra presidentin dhe ia komunikova vendimin tim. E kisha menduar këtë gjë për një kohë të gjatë, por ta bëja më theu zemrën.Me një fyt të tharë dhe emocione të forta ju njoftoj se kam vendosur të mos e zgjas më lidhjen time të dashurisë me klubin.”

Manceau do të lirohet nga Angers më 30 qershor, pas skadimit të kontratës.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency