Shqipëria e Sylvinhos është shumë më e fortë dhe më e bukur se më parë. Trajneri brazilian ka krijuar frymën e duhur, ka rikthyer entuziazmin e humbur prej kohësh dhe ka futur një stil ndryshe loje.
Kuqezinjtë nuk kanë frikë askënd, luftojnë dhe përballen si të barabartë me të gjithë. Madje po arrijnë të shënojnë edhe eurogola, pasi ndihem të çliruar dhe të lumtur me 49-vjeçarin.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Njërin prej tyre e realizoi Nedim Bajrami në Pragë. Në barazimin 1-1 kundër Çekisë. 24-vjeçari nga Tetova bëri “shpikjen” e radhës falë së djathtës së tij fantastike.
Dhe dhjeta e Bajramit është e shitura më e shtrenjtë nga fanellat e lojtarëve të Kombëtares në duelin përballë Çekisë.
1727 euro janë paguar në ankandin e Match Worn Short për të bardhën e futbollistit që luan në Serie A me Sassuolon. I cili është shndërruar ndër më të rëndësishmit te kombëtarja shqiptare.
Pas tij renditet ajo e Etrit Berishës (554 euro), teksa vendin e tretë e mban fanella e Mirlind Dakut (323 euro).
