Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FOTO/ Fansat thanë se ngjan më shumë si Kroos, gjermani tallet me statujën e Agueros

Toni Kroos është tallur me statujën e Sergio Agueros të vendosur nga Manchester City në “Etihad” në nder të argjentinasit, që padyshim cilësohet si legjendë te “Qytetarët”, pasi fansat në rrjetet sociale vunë në dukje ngjashmërinë e statujës me mesfushorin e Real Madrid.

Statuja e Augueros u zbulua të premten, në ditën që përkonte me 10-vjetorin e golit të famshëm të sulmuesit, që vulosi titullin e Premier League të sezonit 2011-2012.

Megjithatë së fundmi përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë re një ngjashmëri të madhe të statujës me Kroos.

Gjermani ka shpërndarë postimin në Twitter” të gazetarit të njohur sportive të BBC, Simon Stone i cili publikoi foton e statujës dhe tha: “Aguero është këtu”, duke thënë: “E sigurt?” dhe në të njëjtën kohë duke konfirmuar se ai është në një mendim me fansat, sa i përket ngjashmërisë së statujës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...