Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

FOTO/ Finalisti i parë i Wimbledon 2022, Nick Kyrgios “shkëputet” për pak nga tenisi

Australiani kaloi në çerekfinale kilianin Cristian Garin (3-0) dhe në gjysmëfinale ishte parashikuar një sfidë interesante me Rafael Nadal, por spanjolli u tërhoq nga gara për shkak të problemeve fizike dhe tani Nick do të presë i qetë gjysmëfinalen tjetër (Djokovic-Norrie) për të mësuar kundërshtarin e tij në finalen e të dielës.

Një personazh i cili gjithmonë ka tërhequr vëmendje, brenda dhe jashtë fushës së tenisit, këtë herë ka zgjedhur të tregojë se për kë bënë tifo në “botën” e futbollit.

I lindur në Australi, por Kyrgios ka treguar se gjithmonë ka qëndruar afër futbollit dhe Premier League.

Ai gjithashtu vijon të jetë një tifozë “i vjetër” i Tottenham Hotspur dhe gjithmonë përpiqet të ndjekë ndeshjet e londinezëve. 27-vjeçari ka pranuar se shpesh herë ka “sakrifikuar” gjumin për të ndjekur londinezët për shkak të diferencën kohore midis Anglisë dhe Australisë, ndërsa ai theksoi se gjithmonë mundohet të qëndrojë afër skuadrës së tij të zemrës, pavarësisht axhendës së tij.

Në vitin 2015 ai ka vizituar edhe ambientet e qendrës stërvitore të klubit londinez dhe madje ai u paraqit edhe në Wimbledon i veshur me një fanellë të Tottenham-it të sezonit 2017-2018.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...