Conference League

FOTO/ Finalja e Conference League, mbërrin në Durrës autobusi i Romës

25 maji, e mërkura do të shënojë një moment historik në futbollin shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë do të luhet një finale europiane, ajo e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Kjo ndeshje është planifikuar që të zhvillohet në orën 21:00 në “Air Albania”, ndërsa prej disa ditësh tashmë në vendin tonë kanë filluar dyndjet e tifozëve italianë dhe atyre holandezë.

Ndërsa të gjithë presin mbërritjen e dy skuadrave në kryeqytetin tonë, Tiranë, paraditen e sotme në portin e Durrësit ka mbërritur autobusi i skuadrës së Romës.

Lajmin në fjalë e ka bërë publik kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto të autobusit, ndërsa i uron mirëseardhjen në vendin tonë.

“Mirësevjen! Mbërrin në Portin e Durrësit autobuzi zyrtar i Romës, i cili do të marrë nesër skuadrën në Rinas”-shkruan krahas fotove Rama.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency