Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

FOTO/ Finalja e Conference League, rrugët ku sot do lejohet lëvizja në Tiranë

Këtë të mërkurë, sot, Tirana do të presë finalen e parë europiane, atë të Conference League, mes Romës dhe Feyenoord.

Dy skuadrat në fjalë do të përballen në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 21:00, për të “luftuar” për trofeun e parë të këtij kompeticioni.

Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga kjo përballje, Policia e Shtetit ka bërë publike masa shtesë, përveç atyre të pak ditëve më parë, për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje dhe për sigurinë e çdo qytetari që do jetë në Tiranë.

Bashkë me masat policia ka nxjerrë edhe një hartë të rrugëve të Tiranës ku lejohet qarkullimi me automjete dhe aty ku mund të lëvizet vetëm në këmbë.

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoordit, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj. Harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë. Policia e Shtetit vlerëson shumë mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në zonat përreth ku zhvillohet aktiviteti sportiv, si një ndihmë e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë”- njofton policia.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...