Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Foto-galeri/ Katar 2022 mes hoteleve luksoze dhe “kabinave me kontejnerë”! Gratë e lojtarëve zgjedhin … lundrimin!

Nga 26 mijë euro nata e deri tek krevatet e përbashkëta në fshatin e tifozëve, ja të gjitha akomodimet më të veçanta në funksion të Kupës së Botës Katar 2022.

Gjithnjë e më shumë po afron starti i Botërorit, i cili këtë vit do të mbahet për herë të parë në Katar, nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor.

Përafërsisht 1.2 milionë tifozë do të priten në këtë vend për të ndjekur turneun. Nëpërmjet faqes zyrtare, Katari ka vënë në dispozicion zgjidhje të ndryshme akomodimi, disa prej tyre shumë të veçanta.

Sa i përket hoteleve ekstraluksoze, çmimet fillojnë nga një minimum prej rreth 137 euro për natë, por mund të arrijnë deri në 26 mijë euro.

Suitat më të kërkuara janë pranë stadiumeve, por edhe në bregun e Dohas.

Për ata që dëshirojnë të kursejnë para, ekziston edhe mundësia e rezervimit të një shtrati në Fshatin e Tifozëve të ndërtuar për këtë rast.

Kabinat e vogla të fshatit zyrtar të tifozëve mund të strehojnë deri në dy të persona dhe janë afër stadiumit Lusail, ku do të zhvillohet finalja.

Opsioni “container”, siç u riemërua në rrjetet sociale, kushton rreth 200 euro nata.

Mes atyre që duan të dallojnë, gratë e lojtarëve të Anglisë që kanë vendosur të qëndrojnë në suitat e MSC World Europa, një anije lundrimi me pesë yje e ankoruar në portin e Dohas.

Çmimet këtu fillojnë nga 355 euro për natë.

Përveç gjashtë pishinave, anija luksoze ka gjithashtu një numër fushash tenisi dhe basketbolli në bord.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...